Sporti

Dzeko “sinjal” Pirlos, Juventusi ka gati ofertën për të

09/19/2020 11:34
nga:M K

Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko i ka dërguar sinjal të qartë trajnerit të Juventusit, Andrea Pirlos, se është i gatshëm për të ndryshuar ambient.

Tekniku i ri i bianconerëve tashmë e ka bërë të ditur se e dëshiron ballkanasin si pjesë të projektit të së ardhmes së afërt, përcjell GazetaBlic.

“Zonja e Vjetër” veçse i ka bërë gati 15 milionë euro për dy vitet në vijim. 34 vjeçari do të përfitojë hiç më pak se 7.5 milionë euro në sezon.

Ai shihet si zëvendësues ideal i Gonzalo Higuain, që tashmë ka kaluar në radhët e Inter Miami.

Gjatë kësaj fundjave pritet të ketë zhvillime konkrete, me ç’rast mund të kemi edhe vënien finale të të zezës mbi të bardhën.

/GazetaBlic/

07/04/2020 16:05

Dzeko, ëndrra e Contes