Sporti

Dzeko: Jam i lumtur për qëndrimin tim tek Roma, kjo është shtëpia ime

04/10/2020 14:33
nga:Mergim Rreci

Edin Dzeko pretendon se ai bëri ‘zgjedhjen e duhur’ për të qëndruar në Romë dhe zbulon se ai ‘tashmë është ndjerë si një nga drejtuesit e kësaj skuadre’ para se të bëhej kapiteni i ri i klubit.

34-vjeçari u lidh me një largim nga “Giallorosset” verën e kaluar, por mbeti si një nga protagonistët nën trajnerin e ri Paulo Fonseca, dhe që prej asaj kohe ka kontribuar me 12 gola në 25 ndeshje të Serisë A .

Reprezentuesi boshnjak, nuk i vjen keq për vendimin e tij për të qëndruar në kryeqytet dhe ndihet “edhe më krenar” kur e sheh Romën të kontribuojë për të ndihmuar tifozët dhe qytetarët e tjerë gjatë krizës aktuale.

“Zgjedhja që bëra për të qëndruar verën e kaluar ishte e drejtë, dhe nuk ishte e vështirë,” i tha Dzeko Sky Sky Italia, përcjell GazetaBlic.

“Tani, unë jam edhe më krenar që jam në këtë klub, që në një moment të vështirë si kjo bën gjëra shumë të rëndësishme për tifozët e tij dhe të gjithë njerëzit rreth saj” përfundoi deklarimin e tij Dzeko.