Lajme

Dyshohet se malli ishte futur nga Serbia, policia ndalon kontrabandën në Ranillugë

01/18/2025 15:47
nga:N K

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë zhvilluar një kontroll në një lokal në Ranillugë.

Sipas njoftimit, njësia e TASK FORC-ës -Lindje (Dogana e Kosovës dhe Policia) gjatë kontrollit ka gjetur mallra si: pije alkoolike të ndershme dhe mallra tjera ushqimore, për mallin pronari nuk kishte dokumente mbi prejardhjen, shkruan GazetaBlic.

Dyshohet se malli ishte futur kontrabandë përmes rrugëve malore nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Mallrat janë sekuestruar dhe derguar në terminalin doganore për procedura të mëtutjeshme. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës

“Njësia e TASK FORC-ës -Lindje (Dogana e Kosovës dhe Policia),  në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kontrabandës, pas pranimit të informatave për mallra të kontrabandë, mē 18.01.2025 ka kontrolluar një lokal në Ranillugë. Gjate kontrollit janë gjetur mallra si: pije alkoolike të ndershme dhe mallra tjera ushqimore, për mallin pronari nuk kishte dokumente mbi prejardhjen. Dyshohet se malli ishte futur kontrabandë përmes rrugëve malore nga Serbia në Republikën e Kosovës. Mallrat janë sekuestruar dhe derguar në terminalin doganore për procedura të mëtutjeshme. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Postimi i plotë: