Prokuroria në Ferizaj, ka bërë të ditur se Policia ka arritur t`i marrë nga pamjet e kamerave të sigurisë, fotografitë e dy të dyshuarve që e dërguan pa shenja jete në emergjencë një 20 vjeçare.
Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari, ka deklaruar se personat e dyshuar që u larguan n nga vendi i ngjarjes, posedonin veturë me targa të Zvicrës.
Tutje theksoi se të dyshuarit kanë vozitur veturë të tipit Audi.
Po ashtu tha se fotografitë e tyre janë shpërndarë në pika kufitare dhe nëpër drejtori të policisë.
“Të dyshuarit posedonin veturëme targa të Zvicrës, ende nuk dihet kush janë ata persona, mirëpo fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës”, u shpreh Jashari për telegrafin.
Deri me tani policia nuk ka arritur t’i identifikojë personat e përfshirë në rast.