Lajme

Dyshohet për bombë në Spitalin e Pejës, mjekët vërejtën mjetin shpërthyes në xhepin e pacientit

09/19/2022 14:28
nga:Gazeta Blic

Policia e Pejës është informuar për një mjet shpërthyes në Spitalin e Pejës.

Dyshohet se stafi mjekësor e ka vërejtur një mjet shpërthyes në xhepin e jaknes së një pacienti.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës.

“Rreth orës 12:40 policia është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë stafi mjekësor gjatë kontrollit të një pacienti në xhepin e tij të jaknes ka vërejtur një mjet shpërthyes. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë larguar njerëzit nga lokacioni për shkaqe sigurie. Tash besoj ka mbërri edhe njësiti për deminim”, tha Gashi.