Lajme

Dyshimet e reja në tragjedinë e Gjilanit: Vëllai vrau vëllanë dhe prindërit, e shokuar motra vret atë dhe veten (VIDEO)

02/18/2020 23:53
nga:Gazeta Blic

Në ngjarjen fatkeqe që ndodhi sot në Gjilan pista e hetimit po dyshohet se mund të ketë edhe skenar tjetër nga dyshimet e konfirmuara të Prokurorisë se zyrtarja policore me inicialet V.B. vrau të gjithë anëtarët e familjes së saj, nënën, babanë, dy vëllezërit e më pas i mori jetën edhe vetes.

Në rrugë jo zyrtare Klan Kosova merr vesh se një motiv i pakonfirmuar që çoi te kjo tragjedi ishte një banesë.

Dyshohet se vëllai i madh, i cili nuk u lejua ta shesë banesën, e kishte vra fillimisht vëllanë e vogël, e më pas prindërit. E shokuar nga ngjarja, dyshohet se motra police kishte ndërhyrë duke e vrarë këtë të fundit e më pas veten.

Po ashtu, jozyrtarisht mësohet se të tre fëmijët të cilët ishin mbi të tridhjetat, ishin në depresion dhe karakterizoheshin nga paqëndrueshmëria emocionale.

Detajet i gjeni në videon e mëposhtme:

Anëtarët e familjes Bllaca kishin raporte të mira mes vete, por jetonin në kushte të rënda ekonomike

03/26/2020 16:37

Policia e Gjilanit: Respektojeni urdhëresën e Qeverisë ose dënoheni me 2 vjet burgim