Në 24 orët e fundit në qytetin e Sarandës, në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës dhe në Portin e Qytetit ka pasur një dyndje njerëzish.
Sipas informacioneve zyrtare, në territorin e vendit tonë kanë hyrë 7511 shtetas shqiptarë dhe 3894 shtetas të huaj.
“Sipas informacioneve nga Komisariati i Policisë Kufitare në Sarandë, në 24 orët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës dhe në Portin e Qytetit:
-Kanë hyrë 7511 shtetas shqiptarë – kanë hyrë 3894 shtetas të huaj.
-Kanë dalë 3617 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
-Kanë hyrë 757 mjete shqiptare dhe të huaja
-Kanë dalë 745 mjete shqiptare dhe të huaja.
-U përpunuan në hyrje 17 tragete dhe 2 mjete turistike
-U përpunuan në dalje 17 tragete dhe 16 mjete turistike”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Lapsi.al.