Fit&Sexy

Dyfishohet shkalla e obezitetit në Britani

11/11/2017 23:01
nga:A K

Britani ka problemin më të madh me obezitetin në Evropën Perëndimore, ka treguar një raport i publikuar së fundmi.

Shkalla e obezitetit në Mbretërinë e Bashkuar pothuajse është dyfishuar që nga fillimi i viteve të 90-ta.

Në raportin e publikuar nga OECD, thuhet që ky vend po ndjek hapat e SHBA-ve, që mban vendin e dytë në botë për mbipeshë, dhe kjo është shndërruar në diçka normale në Britani pasi që emisionet amerikane në TV kanë një shikueshmëri të lartë.

Rreth 27% e popullatës britanike tani janë mbipeshë.

Shtetet si Meksika, SHBA-të, Zelanda e Re, Hungaria dhe Australia kanë problemet me të mëdha në botë sa i përket obezitetit.

11/03/2017 13:22

Dënohet banda shqiptare e kokainës në Britani