Sporti

Dyfishohen rastet e reja me Covid-19 në Premierligë

12/29/2020 13:59
nga:M K

18 raste të reja me koronavirus në Premier Ligë.

Këtë e ka konfirmuar para pak çastesh vetë liga premier përmes një komunikate zyrtare, përcjell GazetaBlic.

Në fillim të këtij muaji, për shkak të virusit ishte ndërprerë ndeshja mes Aston Villa dhe Newcastle United.

Ndërkaq, tani, është anuluar edhe ndeshja e dytë.

Bëhet fjalë për duelin Everton – Manchester City.

Dy futbollistë të nënkampionit anglez, Gabriel Jesus dhe Kyle Walker kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Javëve të fundit janë shtuar dukshëm rastet e reja me koronavirus, andaj mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë masë lidhur me këtë çështje.

/GazetaBlic/