Sporti

Dybala reagon pas lëndimit të fundit, ju premton fansave rikthim të shpejtë

09/26/2021 21:24
nga:E K

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka reaguar pas lëndimit të pësuar në duelin ndaj Sampdorias.

Sulmuesi i “Zonjës së Vjetër” realizoi gol në këtë takim megjithatë pësoi një lëndim që e detyroi të lëshonte fushën e lojës para kohe, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas këtij lëndimi ka reaguar ai në Tëitter.

“Më vjen keq që u largova nga fusha, por jam i lumtur për fitoren. Do bëjë testimet nesër, por jam duke menduar për rikthimin sa më shpejtë të jetë e mundur”, shkroi ai.

/GazetaBlic Sport/