Sporti

Dybala njofton Messin për negociatat me Real Madridin

03/10/2018 19:56
nga:Lorik J

Real Madrid duket të jetë kandidat i fortë për të nënshkruar me yllin e Juventusit, Paulo Dybala në fund të sezonit.

Sipas Don Balon, madrilenët e kanë bërë Dybalan një nga prioritetet e tyre të merkatos verore dhe argjentinasi është shumë i vetëdijshëm për këtë, shkruan GazetaBlic.

Dybala tashmë e ka njoftuar mikun dhe bashkëlojtarin e tij tek Argjentina, Lionel Messin, se Real Madridi është i gatshëm ta transferojë në fund të sezonit.

Dybala ishte i lidhur me transferimin në Real Madrid verën e kaluar, por ‘Los Blancos’ thuhet se ndryshuan mendje pas performancës së dobët të Dybalas në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Realit./GazetaBlic/

06/21/2018 09:08

Agjenti i Bale: Lojtari mund të mos largohet nga Madridi