Sporti

Dybala festoi sikur Platini: Ai është një idhull i imi, sot ishte nata e duhur për ta kopjuar

11/02/2021 23:53
nga:Lorik J

Lojtari i ndeshjes Juve-Zenit, Paulo Dybala, ka folur për Mediaset pas fitores së italianëve ndaj rusëve.

“Kemi luajtur një lojë të shkëlqyer. Pas barazimit kërkuam më shumë ekuilibër, ishim më të qetë dhe duruam. Ne luajtëm si një ekip i madh dhe rezultati erdhi”, tha fillimisht Dybala.

Interesant ishte fakti që pas golit të parë, Dybala festoi sikurse Platini.

Platini? Festimi ishte një dedikim. Ai është një idhull për mua, për futbollin dhe për Juventusin. Doja t’i bëja dedikim – por nuk ishte rasti kundër Interit. Sonte ishte nata e duhur. Shpresojmë të vazhdojmë kështu, sot kemi arritur qëllimin e parë, por tani duhet të shkojmë në Londër për të fituar vendin e parë”, përfundoi Dybala.

Vlen të theksohet se pas kësaj fitore, Juventusi arriti të siguroj kalimin në fazën e eliminimit në Champions.

/GazetaBlic Sport