Sporti

Dybala do të kryejë edhe një test tjetër të koronavirusit

03/25/2020 20:17
nga:Lorik J

E dashura e Paulo Dybala, Oriana Sabatini thotë se sulmuesi i Juventusit është duke përdorur vitamina dhe do të ketë një test tjetër të  koronavirus të enjten e ardhshme.

Dybala aktualisht është duke u izoluar me Sabatini në shtëpinë e tyre në Torino, pasi testuan pozitivisht për COVID-19, dhe e dashura e tij sot tregoi për gjendjen e tyre, përcjell GazetaBlic

“Tani ne ndihemi më mirë, por dy ose tre ditë më parë u ndjeva mjaft keq,” tha ajo për La100.

“Ne kemi qenë në izolim për nëntë ditë. Mjekët na thanë që do të bëjmë një test tjetër më 31 mars. Ndërkohë, ata na thanë të pushojmë dhe na dhanë disa vitamina për ti përdorur”, përfundoi ai.

/GazetaBlic.