Lajme

Dy vetura përfshihen nga zjarri në parkingun e ”Albi Mall”

12/06/2018 23:58
nga:Q F

Dy vetura raportohet se janë djegur në rrethana ende të panjohura në mbrëmjen e kësaj të enjte në parkingun e qendrës tregtare ”Albi”, në Veternik.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ndërsa tha se në vendin e ngjarjes menjhëerë kanë dalur njësitet policore të stacionit Jugu dhe zjarrëfikëse ku dhe është shuar zjarri.

”Ju njoftojë se me datën 06.12.2018 rreth orës 22:00 kemi pranuar një informatë se në parkingun e një qendre tregtare në Veternik Prishtinë janë duke u dijegur dy vetura. Në vendin e ngjarje kanë dalur menjeher njësitet policore të St. Jugu si dhe zjarrëfikësit, ku këta të fundit kanë arritur ta shuajn zjarrin. Veturat e dijegura janë njera e tipit Reno Megano dhe tjetra Golf V. Përveq veturave që janë dijegur pjesërisht nuk raportohet për persona të lënduar”.