Sporti

Dy vëllezër, futbollistë të klubit kosovar, rezultojnë pozitivë me koronavirus

04/16/2020 22:40
nga:M K

Dy futbollistë të rinj nga shkolla e futbollit të Ballkanit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur vetë klubi nga Suhareka përmes një postimi në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.

Bëhet fjalë për vëllezërit Kolgeci, anëtarë të të rinjve të Ballkanit.

Më poshtë edhe postimi i para pak çasteve.

“Kampionet tanë po përballen fuqishëm me Covid-19! Janë keta vllezerit Kolgeci synonim i urtesise , edukates dhe shpirtit garues!

Eshte forca e tyre shpirterore dhe karakteri i trasheguar nga prindi i tyre mjek per tu përballur me çdo sfidë , e edhe me kete , qe duke u ndihmuar tjerëve atakoi edhe femijet!

Ne emer te FC Ballkanit, respektivisht te presidentit te klubit dhe gjithe femijeve te Shkolles se Futbollit dhe trajnerave ju deshirojmë sherim te shpejtë dhe kthim ne fushën e futbollit!Qendroni te forte kampiona si gjithmone!

#rriNshpi”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Sherim te shpejte trima 🙏🙏

Publiée par FC Ballkani sur Jeudi 16 avril 2020

/GazetaBlic/

05/27/2020 22:12

Ballkani mëson rezultatet e testimeve për Covid 19 / Fatmirësisht, asnjë i infektuar