Lajme

Dy të vdekur në Tiranë, pamje nga aksidenti tragjik. Viktimat ishin kalimtarë

01/02/2020 16:56
nga:B. D

Një aksident me vdekje ka ndodhur sot pasdite në Tiranë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë dalë nga rruga, duke përplasur dy këmbësorë, të cilën kanë mbetur të vdekur.

Informacionet e deritanishme bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si “Xhamlliku” në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë dhe viktimat janë një burrë dhe një grua identitetet e të cilëve ende nuk dihen.

Njoftimi policise

Rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” automjeti me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M. Si pasojë e përplasjes janë përshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Dy drejtuesët e automjeteve E. L dhe E. M janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy shtetasve që ndërruan jete.

05/01/2020 16:05

Tragjike: Doli për stërvitje, futbollisti 26-vjeçar gjendet i vdekur