Dy persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi që dyshohet se ka ndodhur në lagjen Veternik në Prishtinë.
Lajmin për “Gazeta Blic” e bëri të ditur Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Prishtinë.
Ai ka thënë se nga informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi.
“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një shpërthim në lagjen Veterniku në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në baze të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia po vijon punën e saj, ndërkaq në vendngjarje ka ftuar edhe mekanizmat e tjerë kompetent për trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci për “Gazeta Blic”.