Lajme

Dy të arrestuar për armëmbajtje pa leje në Prishtinë

11/05/2025 08:52
nga:N K

Dy persona janë arrestuar në dy raste të ndara për armëmbajtje pa leje në Prishtinë.

Në rastin e parë, Policia bën të ditur se i dyshuari ka ekspozuar një armë zjarri, e cila pasi është prangosur, u konfiskua.

Ndërsa në rastin e dytë, të dyshuarit i janë gjetur pistoleta dhe 7 shtatë fishekë pas kontrollit në çantën e tij të krahut.

Njoftimi i Policisë:

Prishtinë/ 04.11.2025-00:22. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ekspozuar një armë zjarri, lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa arma është konfiskuar.

Prishtinë /04.11.2025-14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në çantën e krahut i është gjetur dhe konfiskuar një armë-pistoletë me shtatë copë fishekë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.