Dy super ndeshje do të zhvillohen sonte në Superligën e basketbollit.
Sfidë interesante pritet në kryeqytet, ku ndeshen Sigal Prishtina dhe Bashkimi. Prishtinasit janë në vendin e tretë me 16 fitore e dhjetë humbje, ndërsa prizrenasit në vendin e parë me 18 fitore e tetë humbje.
Në Pejë, përballen Peja dhe Trepça. Verdhezinjtë janë në vendin e katërt me 14 fitore e 12 humbje, kurse ‘Xehetarët’ janë në vendin e dytë me 17 fitore e nëntë humbje.
E enjte
19:00 Sigal Prishtina – Bashkimi
19:00 Peja – Trepça
/GazetaBlic Sport/