Fit&Sexy

Dy simptoma të hershme të COVID-19, përveç atyre që tashmë dihen

09/30/2020 21:18
nga:N S

Sikurse tashmë mund ta dini, simptomat e COVID-19, përfshijnë ethe, kollë të thatë dhe humbjen e nuhatjes dhe shijes.

Sidoqoftë, së fundmi janë zbuluar dy shenjat e hershme të infektimit me koronavirus, dhe nuk është asnjëra nga të mësipërmet.

Shumica e njerëzve që kanë COVID-19, kanë një dhimbje koke dhe lodhje të vazhdueshme, sipas aplikacionit COVID Symptom Study, transmeton Telegrafi.

Më shumë se 80% e të gjithë pacientëve raportuan një dhimbje koke si një nga simptomat e tyre të para, ndërsa 72%, raportuan lodhje.

Të gjitha grupmoshat, kishin më shumë të ngjarë të përjetonin dhimbje koke dhe lodhje.

Gjithsesi, tre shenjat më të zakonshme të koronavirusit, mbeten: ethet, kolla dhe humbja e shijes, që janë edhe më kryesoret për infeksionin.

“Vetëm 9% e të rriturve pozitivë me Covid-19, të moshës 18-65 vjeç, nuk kanë përjetuar dhimbje koke ose lodhje. Sigurisht, dhimbja e kokës dhe lodhja mund të ndodhin edhe për arsye të tjera, prandaj ato nuk kërkojnë kryerjen e menjëhershme të testit.”

Në fakt, në aplikacion, vetëm 1% e njerëzve që raportuan vetëm lodhje dhe/ose dhimbje koke, pa asnjë nga tre shenjat e tjera, rezultuan pozitiv në test.

Dhimbjet e kokës janë shumë të zakonshme, dhe nuk janë domosdoshmërisht treguese të një infeksioni coronavirus, por të shoqëruara më pas me tre prej simptomave kryesore, mund të përbëjnë problem.

Edhe lodhja, ndërkohë, mund të shkaktohet nga një numër gjendjesh shëndetësore.

Ju duhet të konsideroni të flisni me një mjek për lodhjen tuaj, nëse zgjat më shumë se disa javë dhe nuk mund të mendoni për ndonjë arsye të dukshme për të.

Disa pacientë kanë raportuar edhe dhimbje fyti, diarre dhe lemzë, përveç shenjave më të zakonshme.

11/14/2020 12:38

​Mësimdhënësit me COVID-19 angazhohen në mësim online