Showtime

Dy shqiptare sonte në Eurovizion – ja kush këndon tjetër përpos Jonidës

05/18/2019 21:16
nga:M K

Sonte është një mbrëmje e madhe për muzikën shqipe, ngase në Eurovizionin e këtij viti, do të këndohet shqip.

Jonida Maliqi prezantohet me këngën “Ktheju Tokës”, pasi që dy ditë më parë, ajo e siguroi pjesëmarrjen në finale shkruan Prive.

Mirëpo përveç Maliqit, edhe një shqiptare ngjitet në skenën e kësaj mbrëmjeje dhe ajo është Eleni Foureira.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, vitin e kaluar e siguroi vendin e dytë për Qipron ndërsa sonte këndon bashkë me disa ish pjesëmarrës të Eurovizionit të viteve të kaluara.

07/06/2019 18:42

Eurovision 2020 nuk do të mbahet në Amsterdam, mësoni arsyen