Lajme

“Dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë”, kritikohet ashpër postimi i Kurtit për rastin makabër

11/30/2022 23:40
nga:G C

Postimi i kryeministrit Albin Kurti për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë para QKUK-së ka nxitur reagime të shumta publike.

Gazetarë, komentatorë, aktivistë e qytetarë e kanë kritikuar reagimin e tij si i pari i vendit duke mos marrë asnjë zotim por vetëm e ka dënuar rastin.

Gazetari Adriatik Kelmendi ka shkruar “se nuk dëshiron të besoj që kryeministri e ka shkruar një postim të tillë”.

“A është kaq i zënë ose kaq i lodhur kryeministri ynë që të mos ketë kohë t’i lexojë si duhet statueset që ia shkruajnë këshilltarët (nuk dua ta besoj mundësinë se diçka të këtij niveli ka shkruar vetë)?! Është e pafalshme për një udhëheqës shteti demokratik, e aq më tepër për një kryeministër socialdemokrat, të bëjë dallime sipërfaqësore gjinore dhe populizma etnikë në një rast vrasjeje kaq të tmerrshme” ka shkruar ai.

Agon Maliqi e ka quajtur moralizues.

“Kultura e burrnisë toksike që i ka të shtrira këmbët në çdo pore të shoqërisë dhe në çdo institucion mbetet e verbër ndaj përgjegjësisë që e ka për dehumanizimin e grave dhe misogjininë që po e prodhon këtë varrezë masive. Ndërsa prijësit e dashur moralizues që ua përgjysmojnë rrogat prokurorëve dhe gjykatësve, na kërkojnë mos me u vra mes veti sepse mes tjerash gëzohet armiku” ka shkruar ai.

Aktivistja Aurela Kadriu e ka quajtur retorikë fashiste shkrimin e kryeministrit Kurti.

“Kryeministri jonë nuk e ka axhendë shtetnore parandalimin e vrasjeve të grave, por e shndërron në kauzë nacionale vrasjen e tyne. Retorika fashiste “dy shqiptarë më pak” është shtyllë e patriarkalizmit. F..k off” ka shkruar ajo.

….Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte.” ✖️

“…dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë.” ✖️ – shkroi mes tjerash kryeministri.

Mushkolaj: Kryeministri duhet të veprojë, jo të vajtojë

“Kërko falje”, Çitaku i kërkon Kurtit që ta fshijë statusin që e shkroi për shtatzënën e vrarë