Lajme

Dy persona therin me thikë një tjetër në Gjakovë dhe ikin, i lënduari në QKUK

3 ditë më parë
nga:Y I

Një vrasje në tentativë ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” dje pas mesnate.

Dy persona kanë sulmuar me thikë një tjetër dhe më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar në QKUK me lëndime të rënda.

“Raportohet se dy të dyshuar të panjohur kanë sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë”, tha policia në raportin 24-orësh.

Policia shtoi se rasti është duke u hetuar.