Lajme

Dy persona sulmojnë fizikisht një femër në Pejë

09/11/2019 10:32
nga:Y I

Policia e Kosovës dje gjatë ditës në Pejë ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht një femër.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi fillimisht njëri prej tyre fyen e tjetri sulmon fizikisht viktimën femër K-Shqiptare” thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, si dhe me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje./Gazeta Blic/