Lajme

Dy persona mbesin të lënduar nga një aksident në Drenas

03/23/2020 09:24
nga:E Sh

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Drenas, në segmentin rrugor Poklek-Drenas.

Aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve në lëvizje.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

05/01/2020 16:05

Tragjike: Doli për stërvitje, futbollisti 26-vjeçar gjendet i vdekur