Sot është zhvilluar ndeshja finale e basketbollit mes ekipeve KB Trepça dhe Golden Eagle Ylli.
Pas shpalljes kampion të ekipit mitrovicas, dy persona janë lënduar nga mjeti i mprehtë-thika në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se të njëjtit kanë kërkuar tretman në spital.
“Rreth orës 21:30 është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë. Njësitet kompetente policore po merren me rastin”, tha Zahiti.