Sporti

Dy përballje interesante sot në Superligën e Kosovës

12/13/2025 08:44
nga:Sh R

Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 17-të.

Të shtunën, do të zhvillohen dy përballje, të dyja me fillim nga ora 13:00.

Drenica do të presë Ferizajn në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Të dyja skuadrat janë në zonën e rrezikshme, ku Drenica renditet në vendin e tetë në tabelë, me 17 pikë, një më shumë se Ferizaji.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina e Re do të përballet me Dukagjinin në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Skuadra nga kryeqyteti renditet e fundit me 14 pikë, derisa skuadra nga Klina po kalon një formë shumë të mirë, duke u renditur në vendin e tretë, me 27 pikë, dy më pak se Ballkani, që është lider i tabelës.