Sporti

Dy ndeshje në Suharekë, gjashtë pikë! Ballkani rrezikon por fiton

09/13/2019 17:54
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh dueli i sotëm i Superligës i filluar nga ora 16:00.

Ballkani ka mposhtur Trepçën’89 me rezultat minimal 3-2, edhe pse fillimisht pati epërsi të trefishtë, shkruan GazetaBlic.

Për vendasit realizuan Artur Magani, Blendi Baftiu e Arbër Hoxha, kurse për mitrovicasit dy herë shënoi Arb Manaj.

Deri në minutën e 57-të, vendasit ishin dukshëm më të mirë, derisa këtë e vërtetoi edhe rezultati prej 3-0, por pasoi një vetëbesim i tepruar, gjë që ndikoi në pranimin e dy golave.

Por, përkundër rrezikut, Ballkani nuk u mposht më, për ta regjistruar edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje në Suharekë, ndërsa ka edhe dy barazime si mysafir, ndaj Dukagjinit në Klinë e Llapit në Podujevë.

Pas pak do të vijmë me informatat shtesë nga ky duel, si deklaratat e trajnerëve e akterëve kryesorë dhe statistikat tjera që e karakterizuan takimin e parë të xhiros së katërt.

/GazetaBlic/

10/20/2019 14:29

“Kapitulon” Ballkani, Drita shënon edhe golin e dytë