Sporti

Dy ndeshje, dy derbi! Superliga më e “zjarrtë” se kurrë

11/08/2019 20:20
nga:M K

Nesër zhvillohen dy ndeshjet e para të xhiros së 15’të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina do të ketë punë jashtëzakonisht të vështirë, pasi i shkon Llapit në “Zahir Pajaziti”, në njërën nga ndeshjet më interesante të javës, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, në “Rexhep Rexhepi”, Feronikeli e pret Dritën, që momentalisht është e treta në renditjen tabelare.

Fitorja është e domosdoshme për secilën skuadër, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat nesër me fillim nga ora 13:00.

Kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/