Lajme

Dy ministra dhe zëdhënësja tërhiqen nga Qeveria e Francës

03/27/2019 23:01
nga:A. R.

Tre anëtarë të Qeverisë së Francës kanë lënë detyrën para fushatës për zgjedhjet e Parlamentit Evropian që mbahen në muajin e ardhshme dhe para zgjedhjeve lokale që mbahen vitin e ardhshëm në Francë.

Ministrja për Punë Evropiane, Nathalie Loiseau, ministri i Digjitalizimit, Mounir Mahjoubi dhe zëdhënëja e Qeverisë, Benjamin Griveaux janë zyrtarët që janë tërhequr, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Loiseau më parë kishte paralajmëruar se do të dorëhiqej për t’i prirë partisë LREM në zgjedhjet evropiane të 26 majit, kurse Mahjoubi ka thënë se do të garonte për kryetar të Parisit më 2020.

Poashtu edhe Griveayx ka theksuar se do të dorëhiqej në pranverë për të garuar gjithashtu për të paren e kryeqytetit.

04/28/2019 15:03

Hoti: Ministri i Jashtëm duhet të dorëhiqet nëse ndjehet përgjegjës për dështimet