Lajme

Dy kompani kineze ofrojnë 2 milionë euro për të prekurit nga tërmeti

12/01/2019 16:38
nga:B. D

Dy kompani kineze kanë ofruar 2 milionë euro për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Po ashtu, ata bëjnë me dije, përmes një postimi në “Twitter”, se në zonat e prekura më së shumti nga lëkundjet janë dërguar po ashtu ushqim, ujë, batanije dhe tenda.

“Ne jemi me popullin shqiptar. Kompanitë kineze dhurojnë 2 milionë euro për të ndihmuar rajonet e goditura nga tërmeti në Shqipëri. Gjithashtu, ushqim, ujë të pijshëm, batanije dhe tenda u dërguan atyre në nevojë”, shkruhet në postim.

06/29/2020 09:11

Kina fut në izolim strikt rreth 400 mijë persona