Sporti

Dy javë nga ndeshja e zjarrtë, “Ballistët” premtojnë udhëtim masiv drejt kryeqytetit për ndeshjen me Dritën

11/13/2025 17:47
nga:Lorik J

Tifogrupi shqiptar i Shkëndijës, Ballistët kanë paralajmëeuar udhëtim masiv në Prishtinë për ndeshjen me Dritën.

Drita e mirëpret Shkëndijën me 27 nëntor në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e Conference League, teksa tifogrupi shqiptar premton udhëtim masiv nga Tetova drejt Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni njoftimin e Ballistëve:

“KRYEFJALA E VITIT NË PRISHTINË
Ashtu siç ditët po kalojnë, afrohet ndeshja e shumë pritur, e cila përkon me festat kombëtare.
Nëntori është çdoherë i zjarrtë në Tetovë, por këtë rradhë festën e zhvendosim në kryeqendrën shqiptare, në Prishtinë.
Përveç rëndësisë që ka kjo ndeshje në Conference League, për neve shënohet edhe një datë historike, përvjetori i themelimit tonë si tifogrup.
Drita – Shkëndija (27.11.2025) kjo datë do të mbahet mend gjatë në kujtesën kolektive, andaj që atmosfera të jetë mbresëlënëse Ballistët vetëm se kanë filluar me angazhimin.
• Paraqitja fillon që tani, ndërsa afati i fundit është deri me 25.11.2025 E martë.
• rezervimi llogaritet i kryer, vetëm pasi të keni dërguar foto📷 në whatsapp 🟢 të letërnjoftimit/pasaportës në numrin e poshtëshënuar.
Vëmendje ] – udhëtimi vlen për Ballistët dhe do të jetë i organizuar me autobusë, biletat janë të dedikuara në tribunën pas goli”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport