Sporti

Dy javë në karantinë, lojtari i Juventus rezulton sërish pozitiv me Coronavirus

04/02/2020 10:10
nga:Lorik J

Blaise Matuidi ka rezultuar sërish pozitiv me Covid 19. Edhe pse mesfushori francez qëndroi për dy javë në karantinë, testi i bërë ka treguar që vijon të jetë mbartës i Coronavirusit.

Lajmin e ka bërë me dije gruaja e tij në rrjetet sociale. Me 17 mars, Matuidisë iu mor tamponi i parë, që rezultoi pozitiv ndaj virusit “Covid 19”. Tashmë lojtari i Juventus duhet të qëndrojë edhe dy javë të tjera i izoluar deri në kryerjen e një testi tjetër.