Sporti

Dy fitore dhe dy humbje, Shqipëria mbyll turneun në Turqi

01/21/2020 15:46
nga:Lorik J

Ka përfunduar turneu “Mercedes Benz Aegean Cup” për Kombëtaren U-17 të drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri. Kuqezinjtë e vegjël janë mposhtur sot nga Irlanda me rezultatin 0-3.

Edhe pse të besuarit e trajnerit shkodran tentuan të ndryshonin fatin e lojës, ishte e pamundur përballë irlandezëve që e mbyllën pjesën e parë në avantazh të një goli. Me fillimin e 45 minutave të dyta, Irlanda shënon sërish, ndërsa vulën ia vë në fundin e takimit.

NJOFTIMI I FSHF-së:

Kombëtarja U-17, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri ka luajtur ditën e sotme në Altinordu të Turqisë, finalen për vendin e tretë të turneut “Mercedes Benz Aegean Cup”, Shqipëri 0-3 Irlandë.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-1, ku kundërshtarët irlandez janë treguar të saktë në minutën e 20-të. Kuqezinjtë e vegjël kanë provuar me disa aksione të rrezikojnë portën kundërshtare por pa gjetur goline barazimit. Pjesën e dytë Irlanda ka shënuar sërish në minutën e 53-të dhe në minutën e fundit të ndeshjes.
Shqipëria luajti me këtë formacion: Simoni, Halili, Cela, Stafa, Pano, Kote (c), Kacanolli, Beluli, Tahiri, Miftari dhe Selimi. U aktivizuan: Cereni, Deda, Lenja, Musai, Kraja, Bajraktari.

Rezultatet në këtë turne:
15 janar 2020/ Shqipëria 1-0 Maqedonia e Veriut
17 janar 2020/ Ukrainë 0-1 Shqipëri
19 janar 2020/ Korea e Jugut 2-0 Shqipëri
Finalja për vendin e tretë të turneut:
21 janar 2020/ Shqipëri 0-3 Irlandë