Lajme

Dy drenicas që ngrehin padi ndaj njëri tjetrit, për të njëjtat akuza, flasin Lladrovi e Zeka

05/16/2018 12:21
nga:Q F

Janë të dy nga Drenica, e partitë politike të cilave ata u përkasin janë bashkë në qeverisje, të lidhura në një koalicion që udhëheq vendin që nga shtatori i 2017-ës.

Por kjo nuk i ka ndaluar ata që të shpallin një “luftë” publike, duke akuzuar njëri tjetrin me akuza të rënda e edhe fjalë ofenduese, ndonëse akuzat i gjuajnë nga larg, e kurrë përball njëri tjetrit.

Ramiz Lladrovci nga Gllanasella e  Drenasit e Milaim Zeka nga Obria e Skenderajt  janë “ndeshur” sot për të dytën herë, me akuza pothuajse të njëjta sikurse dy vjet më parë.

Lladrovci i PDK-së, i ka reaguar deputetit të Nismës Socialdemokrate, për akuzat që një ditë më parë Zeka i drejtoj Lladrovcit, duke thënë se Ramiz Lladrovci e ka akuzuar Hashim Thaçin për një vrasje të rëndë.

Lladrovci ka thënë se do ushtoj padi për shpifje ndaj Milaim Zekës.

“Deri kur gazetarucat dhe ish udbasht do të vazhdojnë punën e dreqit.

Unë po e them jo për herë të parë, me emër: Milaim Zeka, ti je një rrenc dhe për shpifjet tua do të ushtroj padi!” ka thënë Lladrovci.

Por kjo gjë nuk e ka frikësuar Milaim Zekën.

I kontaktuar nga GazetaBlic, Zeka ka dhënë një përgjigje shumë të shkurtë.

“E mirëpres padinë e tij” ka thënë Zeka për Gazetën Blic.

Por problemet mes dyshes drenicase nuk filluan sot, e as dje. Zeka e Lladroci kishin shfaqur ‘hasmëritë’ e tyre në publik edhe në vitin 2016.

Atëherë ishte Zeka ai që ngriti padi ndaj Lladrovict, dhe me të njëjtën akuzë, shpifje.

Zeka në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka ngritur padi ndaj Lladrovcit, për fyerje dhe shpifje ndaj tij raporton GazetaBlic.

Kjo ngase Ramiz Lladrovci më datën 20 dhjetor të vitit 2016, në emisionin ‘’Republika’’ në Tribuna Channel e kishte fyer Zeka duke e quajtur ‘’Gzim Gazetaruci’’, ndërsa e kishte quajtur edhe ‘’shpiun të EULEX-it dhe UNMIK-ut, si dhe bashkëpunëtor të Serbisë’’.

Në padi thuhet se Zekës pas deklaratave të Lladrovcit në këtë emision, i janë shkaktuar dëme të pariparueshme të reputacionit të tij si gazetar.

Por me terme pak a shumë të njëjta Zekës i është drejtuar edhe sot Lladrovci, ndonëse ky i fundit ende nuk e ka bërë padinë.

E së cila padi do ta fitoj cilën, mbetet të shihet./GazetaBlic/

LEXO EDHE: 

Ramiz Lladrovci padit Milaim Zekën për shpifje, e quan udbash

 

05/26/2018 11:07

Mbi 100 zyrtarë policorë të akuzuar e gjykuar për korrupsion, brenda një viti 64 u larguan nga puna