Fit&Sexy

Dy anëtarë të OBSH-së preken nga koronavirusi

03/17/2020 23:00
nga:N S

Një zyrtar nga Organizata Botërore e Shëndetit tha sot se dy anëtarë të stafit janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus.

Organi që udhëheq luftën globale kundër pandemisë së koronavirusit tha që të dy punonjësit filluan të shfaqnin simptoma në shtëpi dhe më pas u testuan, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Lajmet për diagnozën e tyre erdhën ndërsa zyra rajonale e OBSH-së për Evropën tha se është në nevojë për masa të guximshme në të gjitha vendet evropiane, duke e quajtur kontinentin ‘epiqendrën’ e pandemisë së re.

Këto raste të reja të OBSH-së janë të parat në organizatën me bazë në Gjenevë.

Javën e kaluar ishte paraqitur një rast me koronavirus në zyrën e OKB në Gjenevë, si dhe një në Organizatën Botërore të Tregtisë.

09/17/2020 16:04

OBSH thotë se Covid 19 do të përhapet në shkallë alarmante në Evropë