• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Dushi: Kemi arritur t’a ndryshojmë perceptimin për Inspektoratin e kryeqytetit, është punuar jashtëzakonishtë shumë!

2 muaj më parë
nga:Y I

Prej disa vitesh tashmë Florian Dushi mban edhe detyrën e Kryenspektorit të Prishtinës.

Ai në rrëfimin e dhënë për dokumentarin “Expose” tregon për punët që kanë kryer prej se ai ka marrë detyrën.

“Ju e dini Inspektorati në kryeqytet veçanarisht është pozicioni më kritik të cilin jo me fort dëshirë e kam pranuar kur më është kërkuar t’a marrë këtë detyrë. Megjithatë konsideroj me punën që kemi bërë aty që nga paslufta ne kemi arrit t’a ndryshojmë perceprimin për këtë organ.Kemi punuar jashtëzakonisht shumë në pjesën e lirimit të hapsirave publike në vënien në rend të tregjeve të sektorit të gastronomisë, që ka qenë një sector pa rend dhe pa rregull, pastaj jemi marr me taksit ilegal, ndërtimet pa leje, dhe me shumçka që unë konsideroj se është bërë një punë jashtëzakonishte e mire”

Dushi foli edhe për punën dhe bashkëpunimin me Përparim Ramën.

Ai tha se disa situate të rënda në komunën e Prishtinës i kanë tejkaluar me kryetarin Rama me mirëkuptim të plotë, tha Dushi për dokumentarin “Expose’ raporton “Gazeta Blic”.