Lajme

Durrës, bie në gjurmët e një tjetër trupi nën rrënoja

11/28/2019 13:21
nga:B. D

Është rënë në gjurmët e Sotiraq Mishës, trupi i të cilit ndodhet nën rrënojat e hotel “Mira Mare” në Durrës.

Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj, informon se është lokalizuar trupi dhe ekipet e kërkimit po bëjnë përpjekje për ta nxjerrë nga rrënojat por është e vështirë.

Ndërkohë nga rrënojat e këtij objekti është nxjerrë mëpërpara dhe një trup i pajetë ndërsa ka shpëtuar një tjetër.

Në Thumanë ka përfunduar operacioni i kërkim shpëtimit dhe bilanci i fundit i viktimave është 40.

03/22/2020 13:43

Edhe një i infektuar në Durrës, nuk tregoi datën reale të hyrjes në Shqipëri