Cult

Dumoshi viziton Vushtrrinë: Qytet i trashëgimisë kulturore

07/17/2020 17:10
nga:L I

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka vizituar Komunën e Vushtrrisë për të inspektuar projektet infrastrukturore në të cilat po investon MKRS-ja, shkruan GazetaBlic.

Dumoshi u prit nga kryetari i komunës, Xhafer Tahiri ku disktuan për restaurimin – konservimin dhe promovimin e aktiviteve kulturore.

Ajo gjithashtu premtoi se do të nisë projekte të reja në Urën e Gurit, monument ky që e krakterizon qytetin e Vushtrrisë.

Postimi i plotë:

Vushtrria e bukur me shumë kulturë dhe trashëgimi kulturore!
Bashkë me kryetarin, Xhafer Tahiri, vizituam Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina”, e cila është në përfundim e sipër, me investim në vlerën mbi 1 milion euro.
Shtëpia e Kulturës, ofron hapsira të ndryshme dhe do të jetë multifunksionale ku do të ketë ekspozita të ndryshme, salla koncentrale e teatrale, bibliotekën dhe shumë hapsira tjera për të nxjerrë në pah poetë, artistë, këngëtarë, aktorë e shumë valltarë në skenën e Vushtrrisë por edhe më gjerë.
Vushtrria si një nga qytetet e lashta njihet me trashëgimi të pasur kulturore, arkitekturore dhe shpirtërore dhe unë do t’i mbështesë të gjitha projektet në restaurimin – konservimin dhe promovimin e tyre.
Shtëpia e Mahmut Agë Gjinollit, një nga ndërtesat më karakteristike të qytetit, restaurimi – konservimi i të cilës është financuar nga Ministria në bashkëpunim me Komunën, së shpejti do të funksioalizohet në muze të qytetit në të cilin muze do të prezantohet para opinionit thesari i pasur kulturor i Komunës së Vushtrrisë.
Së shpejti do të nisim edhe projekte tjera si në Urën e Gurit në Vushtrri, një nga monumentet që po ashtu karakterizon këtë qytet.
Punë të mira po na presin!

/GazetaBlic