Cult

Dumoshi: Sukseset e kinematografisë kosovare nuk kanë të ndalur

12/22/2020 18:22
nga:Sh Xh

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi thotë se sukseset e kinematografisë kosovare nuk kanë të ndalur.

“Filmi i metrazhit të gjatë artistik ‘Në kërkim të Venerës’ me skenar dhe regji nga Norika Sefa, do të ketë premierën botërore në festivalin ndërkombëtar të filmit të Roterdamit (IFFR), duke u bërë filmi i parë kosovar që merr pjesë në këtë festival, ndër më të mëdhenjtë ndërkombëtarë”, shkruan Dumoshi, përcjellë Gazeta Blic.

Ky film tregon ajo se u mbështet nga komunat e Prishtinës dhe Kaçanikut.

Ky është postimi i saj i plotë:

Sukseset e kinematografisë kosovare nuk kanë të ndalur! 👏👏
Filmi i metrazhit të gjatë artistik ‘Në kërkim të Venerës’ me skenar dhe regji nga Norika Sefa, do të ketë premierën botërore në festivalin ndërkombëtar të filmit të Roterdamit (IFFR), duke u bërë filmi i parë kosovar që merr pjesë në këtë festival, ndër më të mëdhenjtë ndërkombëtarë
“Në kërkim të Venerës” është bashkëprodhim në mes të Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut i prodhuar nga Circle Pruduction me bashkëproducent Igor Popovski dhe Gazmend Nela. Filmi gjithashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Prishtinës.
Përgëzoj të gjithë stafin realizues duke i uruar përzemërisht për këtë arritje të madhe!