Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka shkruar rreth koncertit të Filharmonisë së Kosovës që u mbajt nën patronatin e kryeministrit Hoti, në katedralen Nëna Terezë.
Filharmonia është në rrethana të vështira të pandemisë, por prap arriti të sjellë ndjesinë e fastave, thotë Dumoshi, përcjellë Gazeta Blic.
Ky është postimi i saj i plotë:
Nën patronatin e Kryeministrit Hoti, për këtë fundvit, është mbajtur sot koncerti i Filharmonisë së Kosovës, në Katedralen e Nënë Terezës, në Prishtinë.
Filharmonia e Kosovës ndonëse në rrethana të vështira të pandemisë, arriti të sjellë në mënyrë briliante ndjesinë e festave, në këtë vit aspak të lehtë për qytetarët e Kosovës.