Showtime

“Dukesh si person i pastrehë”, Aurela Gaçe përplaset me komentuesen!

04/24/2019 13:25
nga:L I

Aurela Gaçe gjithmonë është veçuar nga këngëtaret tjera të estradës për mënyrën se si ajo është veshur, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja shpesh kështë treguar e guximshme, duke dalë jashtë çdo rregulli të mundshëm, mirëpo jo gjithmonë është pritur mirë kjo gjë nga fansat e saj.

Ajo së fundmi ka marrë një kritikë, por që nuk iu ka lënë pa iu përgjigjur vet këngëtarja.

“Dukesh si dollapi im kur bëhet rrëmujë”, i ka shkruar njëri nga fansat, ndërkohë që një tjetër i thotë: “Sinqerisht mendimi i parë që më erdhi ndërmend ishte që po shikoja një foto me një person të pastrehë. Thjesht nuk është për ty e dashur.”

“Bobbo bbobo rrofsh. Herë tjetër do të ta marr dorën, mirë? Rrofsh”, ka thënë këngëtarja me ironi duke treguar se nuk i interesojnë aspak kritikat e fansave.

Madje, këngëtarja Gaçe gjithashtu ka bërë edhe një reagim tjetër në Instagram duke publikuar një fotografi të shumë viteve më parë.

“Qyqjaaaaaa ,ku vete me kete koke, me kete veshje?😢 …..2- e o mire se i kepusim nje brisk 🤣( shkuma nuk duhet fare ne keto raste,direkt ne te thatë😅)”, ka shkruar këngëtarja./GazetaBlic