Cool

“Më dukej sikur fluturoja”: Frymëmarrja e parë e pacientes, pas transplantit të mushkërive (Video)

02/14/2018 14:23
nga:M H

Ishte rritur me bindjen se vuan nga astma dhe alergji të ndryshme, që ia vështirësonin frymëmarrje në masë të madhe.

Në moshën 29-vjeçare, Jennifer Jones u diagnostikua me fibroza cistike, një gjendje e rrallë që zakonisht zbulohet në fëmijëri, e cila me kalimin e kohës bëhet e pashërueshme, transmeton Telegrafi.

 

Kur mbushi 40 vjet, nevojitej t’i nënshtrohej intervenimit të domosdoshëm për transplantimin e mushkërive, që u realizua në një klinikë në Minnesota të Shteteve të Bashkuara.

I fejuari saj, e ka filmuar momentin kur ajo mori frymë për herë të parë, pas operimit të suksesshëm.

“Ishte e mahnitshme, më dukej sikur jam duke fluturuar. Kurrë në jetë nuk isha ngopur frymë”, e ka përshkruar Jones, momentin kur i larguan aparatet.

Kjo erdhi pas vitesh të tëra trajtim, derisa u gjet donatori që i përshtatej dhe gjithçka u përputh në mënyrë të përkryer. /Telegrafi/

09/20/2018 20:03

Paralajmërimi i Time Kadrijajt për publikimin e emrit tek ‘veteranët mashtrues’