Lajme

Duke ndodhur: Kryesia po diskuton se ku duhet të mbahet seanca për mocionin e LDK, në sallë të Kuvendit apo diku tjetër

03/24/2020 15:08
nga:Gazeta Blic

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka nisur para pak minutash, raporton Gazeta Blic.

Në këtë mbledhje po diskutohet për rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës dhe për atë se ku duhet të mbahet seanca e Kuvendit, pas inicimit të mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

“Në mbledhje po diskutohet se ku duhet të mbahet seanca e Kuvendit, sepse sipas rekomandimeve të IKSHP-së, distance që duhet respektuar për shkak të koronavirusit duhet të jetë 2 metra”, tha një burim i Gazeta Blic, i afërt me mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Ndërkohë, Gazeta Blic ka raportuar sot se IKSHP ka dhënë rekomandimet e saja për kushtet që duhet plotësuar për t’u mbajtur seanca e Kuvendit, pas inicimit të mocionit nga ana e LDK-së dhe e nënshkruar nga 46 deputetë.

“Një nga rekomandimet kryesore të IKSHP-së ështëmbajtja e distancës prej 2 metrash”, tha ky burim i Gazeta Blic.Ky burim nuk ka dhënë detaje tjera në lidhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Thjeshtë e kanë përcjellë komplet protokollin lidhur me kushtet e takimeve të tilla. Ai protokoll vlen për të gjitha institucionet”, saktësin burimi i Gazeta Blic”Dihet tash mirë se a i plotëson apo jo salla e Kuvendit rekomandimin për distancën 2 metra”, tha ky burim.

Mediat nuk janë lejuar të marrin pamje në fillim të mbledhjes, sicc bëjnë zakonisht, për shkak të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Në ndërkohë, kryeparlamentarja Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për media në orën 16:00.

Në linkun në vijim i gjeni detajet e raportit të IKSHP-së:

LAJMI I FUNDIT: IKSHP i përgjigjet Kuvendit, nëse ka kushte për mbajtjen e seancës për mocionin e ngritur ndaj Qeverisë Kurti

03/24/2020 16:06

Përfundimtare: Seanca për votëbesimin ndaj Qeverisë Kurti do të mbahet, vetëm pritet të caktohet vendi