Skuadra e Dukagjinit po vazhdon me përforcimin e ekipit në merkaton e verës.
Ekipi i udhëhequr nga Armend Dallku ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Tiranës, Besir Iseni, mëson ekskluzivisht GazetaBlic Sport.
Iseni ishte pjesë e Tiranës në stinorin e fundit, teksa u paraqit më herët edhe tek Struga.
Ai luan në pozitën e qenër mbrojtësit dhe mbrojtësit të majtë.
Kujtojmë se Dukagjini po luan në kualifikimet e Conference League dhe në ndeshjen e parë ka fituar ndaj FC Europa me rezultatin 2-1.
/GazetaBlic Sport