Showtime

Dukagjin Lipa për 12 vjetorin e Pavarësisë, vjen me një kërkesë për liderët e Kosovës dhe Shqipërisë

02/17/2020 12:57
nga:N S

Dukagjin Lipa, babai i Duas e ka uruar 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës,

Me një postim në Instagram, ai ka zgjedhur një fotografi të veçantë, shkruan GazetaBlic.

Lipa, me këtë foto ka një kërkesë për politikanët e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ka shprehur dëshirën që flamuri i Kosovës të jetë me shqiponjë, ngjyrat mos t’i ndërrohen. ‘Ka vetëm një vend, pjesa tjetër janë vetëm nuanca’, ka shkruar ai në foton e publikuar.

Dukagjin Lipa i ka bërë tag në Instagramin e tij, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, Edi Ramën, Erion Veliajn dhe Shpend Ahmetin.

Kërkesat e tij mund t’i lexoni më poshtë:

‘Albin Kurti: Si ju duket versioni jonë i flamurit?

Edi Rama: F**, Minishengenit le të flasim pa kufij.

Erion Veliaj: Le ta vendosim këtë flamur, ne paguajmë.

Shpend Ahmeti: Jemi xheloz për madhësinë e flamurit të Tiranës. Tashmë ju kemi dërguar email me skedarin e shtypur.

Vjosa Osamni: Këtu është një version i flamurit. Ju pëlqen?’

Se a do ta marrin parasysh politikanët këtë gjë mbetet të presim dhe të shohim po juve si ju duket ideja?

/GazetaBlic/

 

 

06/05/2020 13:31

Dukagjin Lipa u bashkangjitet thirrjeve “Black lives matter”