Lajme

A duhet Serbia ta njohë Kosovën para se të hyjë në BE? Përgjigjet kryeministri slloven

03/07/2018 15:15
nga:D.I

Sllovenia konsideron se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, por vetëm pasi t’i kenë plotësuar kushtet, përfshirë zgjidhjen e kontesteve kufitare, konsideron kryeministrit slloven Miro Cerar.

Këtë qëndrim Cerar e ka shprehur duke iu përgjigjur pyetjes së gazetës “Standard” të Vjenës “nëse Serbia duhet ta njohë Kosovën para se të pranohet në BE”, transmeton Gazeta Express.

Cerar për gazetën austriake tha se, lidhur me kontestet territoriale, këto ditë Sllovenia do të ngre procedura të reja juridike kundër Kroacisë, së pari para Komisionit Evropian, e më pas edhe para Gjykatës së BE-së.

Kur bëhet fjalë për pyetje ndërkufitare, vendet që s’mund të arrijnë zgjidhje politike do të duhej të pranonin “modelin tonë” dhe problemin ta zgjidhin me arbitrazh, ngase “mënyrat tjera të zgjidhjes së konflikteve do të ishin të rrezikshme”.

 

 

06/18/2018 14:40

Ministri serb: Shqiptarët do ta pranonin ndarjen e Kosovës para vitit 1999