Sporti

Dueli i fqinjëve zhvillohet në ‘Riza Lushta’, të dyjat synojnë ‘3 pikëshin’

09/14/2018 12:27
nga:M K

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së pestë në Superligën e Kosovës.

Njëri nga takimet më interesante pritet të zhvillohen në ‘Riza Lushta’, ku Trepça’89 i pret fqinjët nga Skënderaj, Drenicën shkruan GazetaBlic.

Gjelbër e zinjtë po synojnë fitoren e dytë në këtë edicion pas asaj të arritur xhiron e kaluar në përballjen kundër Kekut në Kastriot me rezultat 1-5.

Para atij takimi, mitrovicasit kishin regjistruar dy humbje dhe një barazim me Feronikelin në javën e parë.

Drenica ndërkaq dy herë ka luajtur baraz këtë sezon, derisa ka një fitore dhe po aq disfata.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sa i përket këtij dueli, kurse ne do t’iu mbajmë të informuar në ç’do kohë për ç’do ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

11/14/2018 15:56

Drenica konferencë shkencore për Skënderbeun