Sporti

Dueli Guendouzi – Fellaini, mesfushori i Arsenalit vjen me deklaratën e vitit

12/06/2018 16:46
nga:Lorik J

Derbi i xhiros së 15’të në Premierligë mes Manchester United dhe Arsenalit përfundoi me rezultatin 2-2. Nuk kishte fitues, por kishte spektakël në fushë.

Gjithashtu në pjesën e dytë të takimit, ndodhi edhe një moment mjaft qesharak në duelin, Guendouzi – Fellaini, kur ky i fundit i tërhoqi flokët lojtarit të Arsenait, shkruan GazetaBlic.

Talenti i Arsenalit e mori këtë veprim me sportivitet dhe pas ndeshjes deklaroi se kjo ndoshta ka ndodhur – pasi Fellainit po i mungon stili i tij i dikurshëm (me flokë të gjata).

“Unë mendoj se ka pak xhelozi këtu”, tha Guendouzi për RMC Sports pas ndeshjes.

“Ndoshta ai nuk mund të pranojë faktin se ai zgjodhi të presë flokët!”

Vlen të ceket se sot në mëngjes u kuptua se nuk do të ndërmerren veprime kundër Fellainit për veprimin ndaj Guendouzit, sepse një faul dha në atë moment.

/GazetaBlic/