Geek

Duel shpejtësie “dhëmbë për dhëmbë” ndërmjet Aston Martin-it dhe Lamborghin-it

08/25/2020 09:37
nga:N S

Në një video të postuar nga Lovecars në YouTube, është shfaqur një duel shpejtësie ndërmjet një Lamborghini Urus dhe një Aston Martini DBX.

Aston Martin DBX posedon një motor të tipit V8 4,0-litërsh, i cili arrin shpejtësinë prej 100 km në orë për 4.3 sekonda. Ndër të tjera, modeli DBX përshkon shpejtësinë maksimale 291 km në orë, si dhe ka 542 kuaj-fuqi, shkruan Car Buzz.

Në anën tjetër, Lamborghini Urus ka motor me dy turbo binjake, me kapacitet prej 4.0-litrash. Kësisoj, Ai e arrin shpejtësinë prej 0 në 100 km në orë për 3.6 sekonda, si dhe ka 641 kuaj-fuqi.

Por, a janë performancat çdoherë përcaktuese për arritjen e vendit të parë në një garë shpejtësie? Mësojeni në videon e mëposhtme.